Sport

Ylli angazhon shtatlartin Berisha

Golden Eagle Ylli ka prezantuar një lojtar të ri të dielën mbrëma.

Klubi suharekas i basketbollit ka njoftuar se ka firmosur me Arbër Berishën. Berisha është i gjatë 207 centimetra, ndërsa luan në afërsi të koshit. Ka luajtur gjatë në Turqi, ndërsa ishte pak edhe te Sigal Prishtina.

“Superdjaloshi suharekas luan në pozitën pesë dhe pritet të jetë ndihmesë e madhe për edicionin e ri”, ka shkruar Ylli.