Sport

Ylli transferon ish-basketbollistin e Prishtinës, Grimes

Klubi i basketbollit nga Suhareka, Golden Eagle Ylli, e ka transferuar basketbollistin amerikan Nate Grimes.

Grimes 27-vjeçar vitin e kaluar ishte pjesë e Sigal Prishtinës.

Basketbollisti i gjatë 203 centimetra së fundi luajti te klubi japonez Iwate Big Bulls.

“Hello 2024! Nate Grimes nga sot bashkohet me ne, Grimes ka qen pjesë e Superligës dhe vitin e kaluar me paraqitje fantastike. Welcome Nate!” – ka shkruar GE Ylli në Facebook.