Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha ftohet nga Gjermania

Lojtari për të cilin kohë të gjatë janë interesuar Kosova e Shqipëria, është ftuar dhe është grumbulluar me përfaqësuesen U-21 të Gjermanisë në futboll.

Bëhet fjalë për sulmuesin Mërgim Berisha, i cili është i lindur në Gjermani, por ka prejardhje nga Kosova.

Deri më tash, Berisha nuk ka luajtur për ndonjë përfaqësuese, ndërsa vazhdimisht është raportuar se ka opsion disa të tilla.

Madje Kosova e Shqipëria janë interesuar kohë të gjatë për të, por pa ia dalë ta afrojnë.

Federata gjermane ka njoftuar se Berisha është grumbulluar me U-21 të këtij vendi për dy ndeshjet e ardhshme.

Edhe Rënia e madhe e Mërgim Berishës Futboll 6 muaj më parë Rënia e madhe e Mërgim Berishës

Gjermania fillimisht luan miqësore me Spanjën (të enjten) e më pas me Bosnjë-Hercegovinën në eliminatore për Evropian (15 tetor). Berisha është një prej tre debutuesve tek U-21 të Gjermanisë.

Berisha, që shquhet për efikasitet, luan aktualisht në kampionatin austriak. Është i huazuar nga Salzburgu tek Altachu. Te Salzburgu është zhvilluar që nga viti 2008.