Liverpooli ka shprehur interesim për futbollistin e Sassuolos, Domeinco Berardi.
Mediat angleze kanë raportuar se trajneri Jurgen Klopp e pëlqen sulmuesin e krahut dhe po synon transferimin e tij në “Anfield”.
26-vjeçari aktualisht është pjesë e Përfaqësueses së Italisë me të cilën ka arritur të kalojë në gjysmëfinale të “Euro 2020”.
Liverpool thuhet se është i gatshëm të dërgojë një ofertë mbi 40 milionë euro për italianin.
Berardi me Italinë në “Euro 2020” ka luajtur në pesë takime kryesisht si zëvendësues duke arritur të shënojë edhe një gol.