Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berardi në plane të Arsenalit

Arsenali po mendon të bëjë ofertë për transferimin e sulmuesit anësor italian të Sassuolos, Domenico Berardi, shkruan “Calciomercato” të hënën, transmeton Koha.net.

Arsenali po kërkon një lojtar kreativ dhe po vlerëson Berardin si përforcim ideal. Berardi 25-vjeçar këtë stinor ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar pesë tjerë në 20 ndeshje në të gjitha garat.

Kontrata e tij me Sassuolon është e vlefshme deri në verën e vitit 2024. Te Sassuolo gjendet që nga vera e vitit 2015 kur kaloi nga Juventusi për 10 milionë euro.