Sulmuesi i Sassuolos, Domenico Berardi, ka marrë kërcënime me vdekje pas fitores së ekipit të tij ndaj Milanit, në kuadër të Serie A. Sassuolo, të dielën triumfoi në “San Siro” me shifrat 5:2, ndërsa Berardi ishte më i dalluari në fushë.
Gruaja e tij, Francesca Fantuzzi, ka zbuluar të hënën kërcënimet që çifti i ka marrë nëpëmjet mesazheve në rrjetet sociale.
Berardi shënoi një gol dhe asistoi në tre të tjerë për 84 minuta sa ishte në fushë. Në fakt, Berardi ka një histori të fortë kundër Milanit, pasi në mënyrë direkte ka kontribuar me 18 gola në 19 ndeshje ndaj kuqezinjëve.
Krahas mesazheve kërcënyese, Berardi është fyer ndërsa familja e tij ka paralajëmruar se do të ndërmarrë veprime legale. Këtë sezon, Berardi ka katër gola e tri asistime në 12 paraqitje në Serie A.