Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berardi drejt Leicesterit

Sulmuesi i krahut, Domenico Berardi mund të largohet nga Italia për ta vazhduar karrierën në Angli.

Bëhet e ditur se skuadra e Leicesterit i ka bërë ofertë zyrtare Sassuolos për transferimin e Berardit në fund të sezonit. Ekipi anglez ka ofruar 40 milionë euro për Berardin, që po pëlqehet nga trajneri Brendan Rodgers.

27-vjeçari është njëri prej sulmuesve më të dalluar në Serie A dhe me Sassuolon ka kontratë deri në vitin 2024. Këtë edicion, Berardi është njëri prej lojtarëve kryesor tek ekipi italian, me dhjetë gola e 12 asistime në 23 ndeshje kampionale.

Artikuj të ngjashëm