Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berardi drejt Fiorentinës

Sulmuesi i krahut, Domenico Berardi mund të ndërrojë ambient por jo edhe kampionat. Mediumet italiane kanë njoftuar të martën se Berardi pritet të transferohet te skuadra e Fiorentinas gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mësohet se Fiorentina tashmë ka kontaktuar Sassuolon dhe për kartonin e Berardit ka ofruar rreth 40 milionë euro. Berardi ka kontratë me Sassuolon dhe është njëri prej lojtarëve kryesor në ekip edhe këtë sezon.

27-vjeçari ka realizuar gjashtë gola dhe ka bërë katër asistime në 11 paraqitje këtë sezon në Serie A.

Artikuj të ngjashëm