Real Madridi do të luajë të dielën mbrëma ndaj Osasunas dhe do ta ketë në formacion Karim Benzeman e rikthyer.
Francezi nuk luajti në tri ndeshjet e fundit për madrilenët, pas lëndimit në kofshë që e mori ndaj Celticut në Ligën e Kampionëve.
“Benzema është shumë mirë. Ai do të jetë titullar të dielën. Gjendja fizike e tij është shumë e mirë, është në formë të mirë dhe do të luajë”, ka thënë trajneri italian Carlo Ancelotti të shtunën për mediumin spanjoll “Marca”.
Artikuj të ngjashëm