Real Madridi dhe Carlo Ancelotti nuk do ta kenë të gatshëm për lojë fituesin e “Topit të Artë”, Karim Benzeman, i cili ka munguar në stërvitje sërish.
Mediat spanjolle kanë shkruar të shtunën se ai nuk do të jetë pjesë e skuadrës për dy ndeshjet e ardhshme.
Reali do të luajë kundër Gironas në La Liga të dielën, por Benzema do të pushohet për shkak se ka telashe me muskuj.
34-vjeçari francez ka shënuar gjashtë gola dhe ka një asistim në 11 ndeshje të luajtura këtë edicion.
Artikuj të ngjashëm