Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Benzema shënon gol dhe autogol në barazimin e Al-Ittihadit

Karim Benzema

Sulmuesi Karim Benzema ka qenë protagonisti kryesor i ndeshjes mes Al-Taawoun dhe Al-Ittihad, që i takoi xhiros së 10 të Superligës së Arabisë Saudite. Dueli i luajtur të premten përfundoi me rezultatin 1:1, ndër Benzema shënoi dy gola – një në portën e tij dhe një në atë të kundërshtarit.

Francezi e kaloi Al-Ittihadin në epërsi në minutën e 26-të, përpara se ta barazojë rezultatin katër minuta më vonë me autogolin e shënuar.

Për Benzeman, ky është autogoli i tij i parë në karrierë. Me këtë barazim, Al-Ittihadi është ngjitur në pozitën e tretë me 20 pikë, tri më pak se Al-Taawoun që zë vendin e dytë.

Al-Hilali i prin tabelës me 26 pikë të mbledhura.

Benzema këtë verë iu bashkua ekipit saudit pasi i skadoi kontrata me Real Madridin. Deri më tani, ai ka shënuar 4 gola dhe ka bërë 2 asistime në 8 paraqitje në Saudi Pro League.