Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Benzema asiston në fitoren e Al-Ittihadit

Sulmuesi Karim Benzema ka kontribuar me asistim në fitoren e kampionit të Arabisë Saudite, Al-Ittihadit, ndaj Al-Readit me rezultatin 3:0.

Kjo ndeshje u zhvillua të hënën dhe i takoi xhiros së parë të elitës së futbollit saudit.

Francezi asistoi për golin e parë të shënuar nga Abderrazak Hamdallah në minutën e 58-të. Dy golat tjerë i shënoi Igor Coronado. Ai shënoi në minutën e 73-të dhe 79-të. Benzema luajti deri në fund. Po ashtu deri në fund u paraqitën edhe N’Golo Kante dhe Fabinho.

Artikuj të ngjashëm