Rodrigo Bentancur do t’i bashkohet Tottenhamit në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit.
Tottenhami raportohet se ka arritur marrëveshje me Juventusin për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit uruguaian. Skuadra angleze do të ofroj 19 milionë euro, plus gjashtë të tjera në formë bonusesh.
Përveç Bentancurit, në formë huazimi klubit anglez do t’i bashkohet edhe Dejan Kulusevski.
Për Bentancurin në garë ishte edhe skuadra e Aston Villas.