Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Benitez konfirmon largimin e Dignes

Trajneri i Evertonit, Rafa Benitez, ka konfirmuar se objektivi i Interit, Lucas Digne, dëshiron të largohet nga skuadra në afatin kalimtar të janarit.

“Nuk kam asnjë shpjegim përse ai dëshiron të largohet. Ai ka qenë shumë i qartë në kërkesën e tij”, tha ndër të tjera Benitez.

Interesim për mbrojtësin e krahut kanë shprehur Interi, Chelsea dhe Napoli.

Evertoni tashmë ka refuzuar ofertën e Interit që e ka kërkuar lojtarin në formë huazimi me të drejtë blerjeje.