Skuadra e Chelseat po tenton transferimin e mbrojtësit të krahut të majtë, Lucas Dignes që do të largohet nga Evertonit gjatë janarit.
Tek Evertoni tashmë kanë vendosur ta shesin Dignen, për të cilin Chelsea është gati të ofrojë rreth 25 milionë euro.
Në fakt, Chelsea po e kërkon huazimin e tij me detyrim të blerjes.
Chelsea po e sheh Dignen si zëvendësim të duhur për Ben Chilwellin, i cili tashmë është i lënduar dhe trajneri Thomas Tuchel nuk mund të llogarisë në shërbimet e tij për një periudhë të gjatë.
Digne ka prishur raportet me trajnerin e Evertonit, Rafael Benitezin dhe nuk është përfshirë fare në ekip për ndeshjet e fundit.
28-vjeçari ka kontratë me Evertonin deri në vitin 2025 kurse këtë sezon ka shënuar një gol në 15 paraqitje në të gjitha garat.