Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shtohet konkurrenca për Dignen

Pas Juventusit e Napolit, edhe një ekip tjetër nga Serie A është futur në garë për mbrojtësin e krahut të majtë, francezin Lucas Digne.

Mediumet italiane kanë raportuar të hënën se edhe Interi tashmë ka kontaktuar skuadrën e Evertonit në lidhje me transferimin e Dignes gjatë janarit.

Interi po e kërkon huazimin e Dignes më të drejtën e blerjes së tij në fund të sezonit për 25 milionë euro.

Digne do të largohet nga Evertoni muajin e ardhshëm pasi ka prishur raportet me trajnerin Rafael Benitez dhe është lënë jashtë ekipit për ndeshjet e fundit.

28-vjeçari ka kontratë me Evertonin deri në vitin 2025 kurse këtë sezon ka një asistim në 18 ndeshje në të gjitha garat. Ai para Evertonit, karrierë ka bërë edhe te Barcelona, Roma, Paris Saint-Germaini e Lille.