Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli synon transferimin e Dignes

Lucas Digne pritet të largohet nga Evertoni në afatin kalimtar të janarit. Për shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë, janë të interesuara disa klube në Serie A.

Së fundmi në garë për 28-vjeçarin ka hyrë edhe Napoli. Napolitanët e shohin Dignen si të rëndësishëm për fazën e mbrojtjes.

Francezi që ka kontratë me Evertonin deri në vitin 2025, vlerësohet rreth 35 milionë euro. Përveç Dignes, Napoli po e monitoron edhe Layvin Kurzawan e PSG-së.