Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aston Villa siguron Dignen

Mbrojtësi i krahut të majtë, Lucas Digne është përforcimi i dytë i Aston Villas gjatë afatit kalimtar të janar pas huazimit të Philippe Coutinhos. Për shërbimet e Dignes, Aston Villa ka arritur marrëveshje me skuadrën e Evertonit.

Digne do t’i bashkohet Aston Villas për 27 milionë euro dhe do të firmos kontratë deri në verën e vitit 2025. 28-vjeçari gjatë ditës së sotme do t’i kryejë kontrollimet mjekësore përpara prezantimit dhe firmosjes së kontratës me Villan.

Digne këtë edicion ka shënuar një gol në 15 ndeshje për Evertonin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2018 nga Barcelona. Ai vendosi të largohet nga Evertoni për shkak të prishjes së raporteve me trajnerin Rafael Benitez.