Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aston Villa prezanton Lucas Dignen

Lucas Digne është futbollist i Aston Villës. Mbrojtësi francez është prezantuar te klubi anglez në mëngjesin e së enjtes.

Digne i ka kushtuar Aston Villas 25 milionë funte. Pas huazimit të Philipe Coutinhos, Digne është përforcimi i dytë i skuadrës së trajnerit Steven Gerrard.

“Kur Lucasi ishte i gatshëm, ne shfrytëzuam mundësinë për ta sjellë në klub. Të nënshkruash me një lojtar cilësor në afatin e janarit, është diçka e shkëlqyeshme për klubin. Ardhja e tij më emocionon mua dhe të gjithë ata që janë të lidhur me Aston Villan”, tha trajneri Gerrard.

Digne u largua nga Evertoni pas përplasjes që kishte me trajnerin Rafael Benitez.

28-vjeçari ka luajtur edhe te Barcelona, PSG-ja dhe Roma.

Si lojtar është rritur te Lille. Ka fituar tituj kampioni me Barcelonën dhe PSG-në.