Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi ofron Arthurin për Dignen

Te Juventusi janë të vendosur për ta transferuar mbrojtësin e krahut të majtë, francezin Lucas Digne në afatin kalimtar të janarit. Dhe, për të siguruar shërbimet e tij, Juventusi i ka bërë Evertonit një ofertë shkëmbimi të lojtarëve.

Për kartonin e Dignes, skuadra italiane i ka ofruar Evertonit mesfushorin brazilian Arthur Melo, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Massimiliano Allegri. Po ashtu, Digne ka kërkuar largimin nga Evertoni pasi ka prishur raportet me trajnerin Rafael Benitez.

Digne te Juventusi po shihet si zëvendësim ideal për Alex Sandron, i cili do të nxirret në shitje pas përfundimit të sezonit aktual. Digne 28-vjeçar ka kontratë me Evertonin deri në vitin 2025.