Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Digne do të largohet nga Evertoni

Mbrojtësi i krahut të majtë, Lucas Digne, do të largohet nga skuadra e Evertonit. “The Athletic” ka shkruar se Digne ka njoftuar klubin se dëshiron të gjejë skuadër të re gjatë afatit kalimtar të janarit.

28-vjeçari këtë vendim e ka marrë pas raporteve të këqija me trajnerin Rafael Benitez, i cili nuk e aktivizoi fare në fitoren e Evertonit 2:1 ndaj Arsenalit, të hënën.

Digne ka kontratë me Evertonin deri në vitin 2025 dhe këtë sezon ka 15 paraqitje dhe një asistim. Ai është pjesë e Evertonit prej vitit 2018 kurse karrierë ka bërë edhe te Barcelona, Roma, Paris Saint-Germaini e Lille.