Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Benfica i afrohet gjysmëfinales së futsallit në “Champions”

Benfica e ka mposhtur rivalin kryesor për vendin e parë në Grupin B të Ligës së Kampionëve në futsall, në fazën “Elite Round”.

Benfica portugeze të enjten në “Pallatin e Sportit” në Prishtinë mposhti Kairat Almatyn e Kazakistanit me rezultatin 3:2.

Me këtë fitore, ka bërë hap të madh drejt kalimit të kësaj faze grupore, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale më pas.

Portugezët krijuan epërsi të hershme prej dy golave në fillim të ndeshjes.

Kaluan në epërsi me Afonso Jesusin në minutën e katërt, ndërsa në minutën e pestë, Diego Nunes e dyfishoi epërsinë.

Edhe Prishtina 01 largohet me humbje të thellë nga “Championsi” Sport Prishtina 01 largohet me humbje të thellë nga “Championsi”

Tre minuta më vonë, Dauren Trsagulov, e ngushtoi rezultatin në 2:1.

Më pas u zhvillua lojë e fortë, ndërsa për 3:1 në minutën e 10-të të pjesës së parë, realizoi Lucio Junior.

Kairat Almaty arriti ta shënonte edhe një gol katër minuta para fundit të gjithë ndeshjes me Dener Rodrigo Da Silvan.

Raste pati deri në fund, por jo edhe gola.

Ndeshjen e fundit në Grupin B, Benfica e zhvillon me Prishtinën 01, kampionen në fuqi dhe fituesen e dy Kupave të Kosovës. Ky ballafaqim luhet të shtunën në orën 20:00.

Kairat Almaty ballafaqohet me Dobovecin, në orën 17:00.

Edhe Kairati fiton thellë në ndeshjen e fundit Sport Kairati fiton thellë në ndeshjen e fundit

Benfica pas dy ndeshjeve të luajtura ka gjashtë pikë.

Kairat Almaty mbetet me tri pikë.