Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kairati fiton thellë në ndeshjen e fundit

Kairat Almaty i Kazakistanit ka fituar thellë në ndeshjen e fundit të Grupit B të “Elite Round” të Ligës së Kampionëve në futsall.

Por, fitorja 7:0 e Kairatit përballë Dobovecit të Sllovenisë, nuk i ka mjaftuar për të kaluar në raundin nokaut, pas disfatës që pësoi nga Benfica portugeze.

Ndeshjen e zhvilluar në “Pallatin e Sportit” në Prishtinë, që ishte nikoqire e grupit, skuadra nga Kazakistani e dominoi prej fillimit.

Në fitore me nga një gol kontribuuan Dias Silva, Caio Ruiz, Douglas Junior, Orazov dhe Akbalikov, ndërsa dy gola realizoi Alex Viana.

Kairati në ndeshjen e parë mposhti Prishtinën 01 11:2, por humbi nga Benfica 3:2.

Ndërkohë, Doboveci mbyll garimin me një pikë të fituar, atë kundër Prishtina 01 në barazimin 3:3, në ndeshjen e dytë.

Të parën e humbi 4:3 nga Benfica.

Artikuj të ngjashëm