Belgjika është bërë Përfaqësuesja e parë që ka shpallur listën e lojtarëve të ftuar për Kampionatin Evropian, i cili fillon më 11 qershor.
Trajneri Roberto Martinez ka bërë përzgjedhjen e 26 lojtarëve që do të jenë pjesë e belgëve për EURO 2020.
Futbollisti i Sociedadit, Adnan Januzaj, ka mbetur jashtë kësaj liste, ndërkohë është përzgjedhur të jetë në listën e pritjes bashkë me Kaminski, Saelemaekers, Sambi Lokonga, Heynen, Foket, Mechele, J. Lukaku, Vanheusden, Verschaeren dhe De Ketelaere.
Belgjika është në grupin B të EURO 2020, ku do të ballafaqohet me Rusinë, Danimarkën dhe Finlandën.
