Adnan Januzaj është rikthyer te Përfaqësuesja e Belgjikës. Emri i sulmuesit të Real Sociedadit është gjendur në listën e përzgjedhësit Roberto Martinez, të publikuar të premten.
Martinez ka ftuar 26 futbollistë për ndeshjet miqësore që Belgjika do t’i luajë në fund të këtij muaji.
Belgjika do të përballet me Irlandën më 26 mars në udhëtim, ndërsa tri ditë më vonë do të luajë kundër Burkina Fasos në shtëpi.
Januzaj që ka treguar një formë të mirë kohët e fundit te Sociedadi është kthyer te Belgjika pas një kohë të gjatë.
Ai për herë të fundit ka luajtur për Belgjikën në muajin mars të vitit të shkuar kur u aktivizua për 13-të minuta në ndeshjen kualifikuese për Botërorin “Katari 2022” ndaj Bjellorusisë, të cilën belgët e fituan me shifrat 8:0.
Janzuaj ka një gol në 13 paraqitje për Përfaqësuesen e Belgjikës.