Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Januzaj nuk ftohet nga Belgjika

Sulmuesi i krahut, Adnan Januzaj nuk është ftuar nga përzgjedhësi i Përfaqësueses së Belgjikës, Roberto Martinez për ndeshjet e këtij muaji.

Martinez të premten ka publikuar listën e zgjeruar prej 30 lojtarëve, në të cilën nuk figuronte emri i Januzajt.

27-vjeçari javë më parë iu bashkua Sevillas si lojtar i lirë, pasi në fund të sezonit të shkuar i skadoi kontrata me Real Sociedadin.

Belgjika më 22 shtator luan me Uellsin në shtëpi, ndërsa tri ditë më vonë është mysafire e Holandës në kuadër të Grupit 4 të Ligës A të Ligës së Kombeve.

Belgjika është e dyta në grup me shtatë pikë, tri më pak se Holanda që është lidere.

Artikuj të ngjashëm