Maximilian Beier pritet ta vazhdojë karrierën jashtë Gjermanisë nga edicioni i ardhshëm.
Interesim për futbollistin 21-vjeçar të Hoffenheimit ka shprehur skuadra e Liverpoolit, shkruan të enjten “Bild”.
Gjermani 21-vjeçar vlerësohet rreth 12 milionë euro në tregun e transferimeve. Beier është zhvilluar te skuadra gjermane. Për një periudhë të shkurtër luajti për Hannoverin. Me Hoffenheimin ka kontratë deri në qershor të vitit 2027. Ai i ka pesë ndeshje për Shpresat e Gjermanisë, ndërsa ka shënuar dy gola.