Bayern Muencheni do të tentojë të bëjë një lëvizje befasuese në ditët e fundit të këtij afati kalimtar.
Skuadra bavareze do të përpiqet ta transferojë Frenkie De Jongun e Barcelonës. “Mundo Deportivo” ka shkruar të martën se Bayerni tashmë ka nisur kontaktet me Barçën që është e gatshme ta shesë mesfushorin holandez.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBayerni po synon ta huazojë holandezin për një vit, me të drejtën e blerjes në fund të sezonit për 70 milionë euro. Po ashtu, do të ofrojë edhe 10 milionë euro për huazimin e tij njëvjeçar.
25-vjeçari që këtë sezon ka dy paraqitje me Barcelonën, ka kontratë deri në vitin 2026. Ai po kërkohet edhe nga Manchester Unitedi e Chelsea.