Bayerni Muencheni është futur në garë për shërbimet e Frenkie de Jongut, i cili po kërkohet edhe nga Juventusi, Manchester Unitedi e Paris Saint-Germani.
Sajti spanjoll “Sport” ka raportuar se Bayerni po e monitoron situatën e mesfushorit holandez te Barcelona. Ekipi spanjoll është i gatshëm ta shesë De Jongun këtë verë, nëse merr një ofertë deri në 80 milionë euro.
Bavarezët po e shohin 24-vjeçarin si përforcim të duhur për sezonin e ri dhe janë të gatshëm t’i bëjnë ofertë Barcelonës.
De Jong ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026, kurse këtë edicion në 43 paraqitje në të gjitha garat ka katër gola e pesë asistime.