Paris Saint-Germaini është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Barcelonës, Frenkie De Jong.
“Diario Sport” të martën ka bërë të ditur se krerët e ekipit francez po bëjnë gati ofertën për mesfushorin holandez. PSG-ja ka paralajmëruar përforcime të mëdha gjatë afatit kalimtar të verës dhe De Jong pritet të jetë njëri prej lojtarëve të parë që do të transferohet në Paris.
Për ta mposhtur konkurrencën e Manchester Unitedit, Parisi është i gatshëm të ofrojë deri në 80 milionë euro për De Jongun. 25-vjeçari është nxjerrë në shitje nga Barça, edhe pse ka kontratë deri në vitin 2026. Këtë sezon, De Jong në 47 paraqitje pati katër gola e pesë asistime. Ai është pjesë e Barcelonës prej vitit 2019.