Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja hyn në garë për De Jongun

Paris Saint-Germaini është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për Frenkie de Jongun.

“Calciomercato” ka bërë të ditur se drejtuesit e klubit francez do të nisin bisedimet me menaxherin e lojtarit për ta bindur të transferohet në Paris.

Krerët e klubit francez janë të gatshëm të dërgojnë në ofertë të majme në drejtim të Barcelonës për t’i bindur që ta lirojnë lojtarin.

Për shërbimet e mesfushorit në garë janë edhe Manchester Unitedi e Juventusi.

24-vjeçari ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026.

Artikuj të ngjashëm