Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni siguron Gravenberchin

Skuadra e Bayernit ka siguruar shërbimet e mesfushorit të Ajaxit, Ryan Gravenberch. Gazetari italian Fabrizio Romano ka shkruar të hënën se Bayerni do ta prezantojë gjatë ditës së sotme mesfushorin holandez.

Gravenberch te Bayerni do të transferohet nga Ajaxi dhe me ekipin gjerman do të firmos kontratë deri në vitin 2027. Për transferimin e 20-vjeçarit, thuhet se Bayerni është pajtuar të paguajë rreth 25 milionë euro, përfshirë edhe bonuset.

Gravenberch është përforcimi i dytë i Bayernit këtë verë nga Ajaxi. Javë më parë, Bayerni ka zyrtarizuar edhe mbrojtësin e krahut, Noussair Mazraoui. Mazraoui te Bayerni do të transferohet si lojtar i lirë pasi në fund të këtij muaji i skadon kontrata me Ajaxin.