Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni siguron Gravenberchin

Mesfushori Ryan Gravenberch do të jetë përforcimi i radhës te Bayern Muencheni për sezonin e ri. Gazetari italian Fabrizio Romano ka shkruar të martën se Bayerni tashmë ka arritur marrëveshje si me lojtarin ashtu edhe me skuadrën e Ajaxit.

Gravenberch do të firmosë kontratë deri në vitin 2027 me Bayernin, gjë që do të zyrtarizohet gjatë kësaj jave, kur edhe mesfushori t’i kryejë kontrollimet mjekësore. Për transferimin e 20-vjeçarit thuhet se Bayerni do t’i paguajë Ajaxit rreth 40 milionë euro.

Gravenberch do të bëhet futbollisti i dytë nga Ajaxi që i bashkohet ekipit gjerman pas mbrojtësit Noussair Mazraouit, që u transferua si lojtar i lirë.