Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gravenberch pranë Bayern Munichut

Ryan Gravenberch është pranë transferimit te Bayern Munichu.

Mediat gjermane kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit bavarez kanë nisur bisedimet me Ajaxin për lojtarin.

Kampioni gjerman është i gatshëm t’i plotësoj kërkesat e klubit holandez për ta transferuar 20-vjeçarin.

Holandezi këtë edicion ka impresionuar me formën e treguar, duke tërhequr vëmendjen e skuadrave të njohura evropiane.

Edhe vet lojtari raportohet se është i gatshëm të transferohet në Gjermani.