Bayern Munichu ka prezantuar mesfushorin Ryan Gravenberch. Holandezi ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027 me kampionin gjerman.
20-vjeçari u transferua nga Ajaxi por shuma e transferimit nuk është bërë e ditur nga kampioni gjerman. Gravenberch pas prezantimit është shprehur i lumtur me transferimin te Bayerni duke thënë se ka ardhur këtu të fitojë trofe.
Sezonin e shkuar mesfushori ka bërë 42 paraqitje për Ajaxin duke shënuar tre gola dhe gjashtë asistime.