Ryan Gravenberch pritet të jetë përforcimi i parë i Bayern Muenchenit për sezonin e ardhshëm. “Bild” ka njoftuar të mërkurën se Bayerni tashmë ka arritur marrëveshje personale me mesfushorin dhe është në negociata me Ajaxin për transferimin e tij.
Për Gravenberchin, Bayerni është i gatshëm t’i ofrojë 30 milionë euro, ndërsa Ajaxi po kërkon të paktën 35 milionë. 19-vjeçari është pajtuar me kontratë pesëvjeçare te Bayerni dhe po pret arritjen e marrëveshjes mes klubeve.
Ai ka kontratë me Ajaxin deri në vitin e ardhshëm, ndërsa këtë sezon në 38 ndeshje ka dy gola e gjashtë asistime.