Pas Noussair Mazraouit, Bayern Muencheni pritet ta transferojë edhe një futbollist tjetër nga skuadra e Ajaxit. Bëhet fjalë për mesfushorin Ryan Gravenberch, ka shkuar gazetari italian Fabrizio Romano të martën.
Sipas tij, Bayerni është pranë arritjes së marrëveshjes për transferimin e Gravenberchit, pasi ka ofruar 30 milionë euro.
Gravenberch 19-vjeçar ka kontratë me Ajaxin deri në vitin e ardhshëm, kurse këtë edicion ka tri gola e gjashtë asistime në të gjitha garat.
Për dallim prej Gravenberchit, për të cilin Bayerni do të paguajë dëmshpërblim, mbrojtësi Mazraoui te ekipi gjerman do të transferohet si lojtar i lirë.