Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni përforcohet me talentin 17-vjeçar, Tel

Bayern Muencheni ka transferuar futbollistin e talentuar, 17-vjeçarin Mathys Tel. Gjiganti gjerman e ka transferuar Telin nga klubi francez, Rennes.

Tel me Bayernin ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2027. 17-vjeçari luan në pozitën e sulmuesit, ndërsa edicionin e kaluar luajti shtatë ndeshje në Ligue 1 të Francës.

Debutoi vitin e kaluar si 16-vjeçar.

“Bayerni është një nga skuadrat më të mira në botë. Me padurim pres këtë sfidë të madhe dhe do të jap gjithçka për këtë klub”, ka thënë Tel për faqen zyrtare të klubit gjerman.

Tel me Francën U17 u bë kampion i Evropës, ndërsa mbajti shiritin e kapitenit.

Te Bayerni e vlerësojnë si një nga talentet më të mëdhenj në Evropë.

Image
Artikuj të ngjashëm