Sport

Lëndohet talenti i Bayern Munichut

Bayern Munichut i është lënduar talenti me tipare sulmuese, Mathys Tel.

17-vjeçari ka shqyerje të muskulit, lëndim të cilin e mori gjatë angazhimit me Francën U19, ka shkruar klubi bavarez të enjten.

Tel nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin e ri të skuadrës, Thomas Tuchel, për duelin derbi të së shtunës kundër Borussia Dortmundit.

Francezi u transferua nga Rennesi te Bayerni në verën e vitit të kaluar për 20 milionë euro.

Ai ka shënuar pesë gola në 21 paraqitje.