Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Goditje e madhe për Bayernin para ndeshjes së kthimit me Madridin

bay

Trajneri i Bayernit, Vincent Kompany, ka mbetur pa një opsion të rëndësishëm në prag të ndeshjes së kthimit me Real Madridin.

Talenti i madh gjerman, Lennart Karl, do të jetë jashtë ndeshjeve të ardhshme për shkak të një lëndimi muskulor.

Këtë e bëri të ditur të premten Bayerni. Karl është vetëm 18-vjeçar, por tashmë lojtar i rëndësishëm i Bayernit. 

Mesfushori do të mungojë të shtunën ndaj St. Paulit dhe të mërkurën e ardhshme në ndeshjen çerekfinale të Championsit ndaj Real Madridit. Nuk është e sigurt edhe paraqitja e Karlit ndaj Stuttgartit më 19 prill dhe ndaj Bayer Leverkusenit më 22 prill, shkruan Kicker.