Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tel vazhdon kontratën me Bayernin

Sulmuesi i ri i Bayern Munichut, Mathys Tel, ka nënshkruar kontratë të re deri në vitin 2029, ka njoftuar klubi i madh gjerman të mërkurën. 18-vjeçari francez ka luajtur rregullisht për Bayernin, qëkur u transferua nga Rennesi në korrik të vitit 2022.

Ai konsiderohet si një prej lojtarëve më të talentuar në Evropë. Kontrata e vjetër e Telit skadonte në fund të edicionit 2026/27.

“Kjo kontratë do të thotë shumë për mua. Kam mësuar shumë te Bayerni, brenda dhe jashtë fushës. Mynihu është bërë shtëpi për mua dhe familjen time. Tifozët janë shumë të rëndësishëm për mua”, ka thënë Tel për faqen zyrtare të klubit.

Tel ka shënuar shtatë gola në 31 paraqitje për Bayernin në edicionin aktual. Ai kishte shënuar golat e fitores në ndeshjet kundër Manchester Unitedit dhe Copenhagenit në Ligën e Kampionëve, në fazën grupore.