Tottenhami e ka transferuar sulmuesin francez, Mathys Tel nga Bayerni.
Skuadra e njohur angleze është pajtuar të paguajë dëmshpërblim prej rreth 30 milionë funtesh për 20-vjeçarin, që do të firmosë kontratë gjatëvjeçare kur periudha e huazimit t’i përfundojë më 30 qershor.
Tel i ishte bashkuar Tottenhamit në formë të huazimit nga Bayerni në fillim të muajit shkurt. I bëri 20 paraqitje për skuadrën angleze duke i shënuar tri gola. Në finale të Ligës së Evropës mbeti në stol.
Aktualisht Tel është me Francën U21 në Kampionatin Evropian.