Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni pas Camavingas

Bayern Muencheni është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Rennesit, Eduardo Camavinga, ka njoftuar të mërkurën “Bild”.

Camavinga pritet të largohet nga Rennesi në fund të këtij edicioni dhe te Bayerni shihet si përforcim ideal për mesfushën.

Mësohet se bavarezët janë të gatshëm të ofrojnë rreth 50 milionë euro për 18-vjeçarin, i cili konsiderohet ndër mesfushorët më të talentuar në Evropë.

Camavinga në fillim të vitit 2019 është promovuar në ekipin e parë të Rennesit dhe këtë sezon ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim në 25 paraqitje në të gjitha garat. Ai ka kontratë me Rennesin deri në vitin 2022 kurse ka edhe dy paraqitje dhe një gol të realizuar me Përfaqësuesen e Francës. Krahas Bayernit, interesim për Camavingan ka kohë që ka treguar edhe Real Madridi.