Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Camavinga refuzoi PSG-në për t’iu bashkuar Realit

Mesfushori francez Eduardo Camavinga ishte surpriza e madhe e skuadrës së Real Madridit në afatin kalimtar të verës.

Madrilenët në ditën e fundit të afatit kalimtar, e transferuan Camavingan nga skuadra e Rennesit.

Mediumet franceze kanë shkruar të premten se Camavinga refuzoi ofertën e majme të Paris Saint-Germainit për t’iu bashkuar Real Madridit. Thuhet se Camavinga gjithmonë ka ëndërruar që të jetë pjesë e Real Madridit.

Te Reali presin shumë nga 18-vjeçari për kartonin e të cilit paguan 55 milionë euro. Camavinga firmosi kontratë me Realin deri në vitin 2027 dhe pritet të debutoj vikendin e ardhshëm.

Artikuj të ngjashëm