Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali nuk e ka plan ta shesë Camavingan

Real Madridi është shumë i kënaqur me mesfushorin francez Eduardo Camavinga, raporton gazetari i njohur italian Fabrizio Romani, njofton “Goal.com”.

Ai është ende 19-vjeçar dhe është duke performuar në nivelin më të lartë.

Camavinga realizoi një gol të bukur të shtunën në fitoren e Realit me rezultatin 4:1 ndaj Real Sociedadit në La Liga.

Camavinga iu bashkua Realit në verën e vitit 2021 nga Rennesi për 31 milionë euro. Kjo shifër mund të arrijë në 40 milionë euro varësisht nga bonuset. Për Camavingan kanë shprehur interesim disa skuadra të njohura.