Bayern Munichu është futur në garë për shërbimet e mesfushorit francez, Eduardo Camavinga ka njoftuar të martën “France Football”.
Te Bayerni po besojnë se mund ta bindin skuadrën nga Ligue 1, Rennesin në lirimin e Camavingas në fund të këtij edicioni. Bavarezët janë të gatshëm të ofrojnë rreth 45 milionë euro dëmshpërblim për kartonin e 18-vjeçarit, i cili është ndër mesfushorët më të vlerësuar në Evropë. Camavinga në janar të vitit 2019 është promovuar në ekipin e parë të Rennesit, ekip me të cilin ka kontratë deri vitin tjetër. Këtë edicion, Camavinga ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime në 35 ndeshje në të gjitha garat. Krahas Bayernit, interesim për reprezentuesin e Francës, ka shprehur edhe skuadra e Real Madridit.