Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi interesohet për Camavingan

Manchester Unitedi ka shprehur interesim për mesfushorin e Real Madridit, Eduardo Camavinga, përcjell “Fichaes” të enjten. Mësohet se tek ekipi anglez po e shohin francezin si përforcim të rëndësishëm për sezonin e ri dhe do të tentojnë ta transferojnë gjatë kësaj vere.

Madje Unitedi është i gatshëm të ofrojë deri në 130 milionë euro për ta bindur Realin në lirimin e Camavingas.

20-vjeçari këtë sezon ka 39 paraqitje në të gjitha garat dhe 1 asistim, ndërsa me ekipin spanjoll ka kontratë deri në vitin 2027.

Ai te Real Madridi u transferua në vitin 2021 nga Rennesi i Francës për 50 milionë euro.