Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Parisi favorit për Camavingan

Paris Saint-Germaini është favorit në garën për shërbimet e mesfushorit të Rennesit, Eduardo Camavinga. Sipas mediumeve franceze, Parisi ka mposhtur konkurrencën e fortë nga Real Madridi, Bayern Munichu e Manchester City për kartonin e Camavingas.

Mësohet se PSG-ja, është e gatshme t’i paguajë Rennesit mbi 60 milionë euro dëmshpërblim për njërin prej mesfushorëve më të talentuar në Evropë. Camavinga 18-vjeçar prej vitit 2019 është pjesë e ekipit të parë të Rennesit kurse përgjatë edicionit 2020/21 ka shënuar një gol dhe ka bërë tri asistime në 39 paraqitje në të gjitha garat. Camavinga ka kontratë me Rennesin deri në vitin e ardhshëm. Gjithashtu, Camavinga vitin e shkuar ka debutuar edhe me Përfaqësuesen A të Francës dhe ka shënuar një gol në tri ndeshje.

Artikuj të ngjashëm