Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni ofron 25 milionë euro për Gravenberchin

Bayern Muencheni ka bërë ofertë zyrtare për shërbimet e mesfushorit të Ajaxit, Ryan Gravenberch.

Mediumet holandeze kanë raportuar të hënën se bavarezët i kanë ofruar Ajaxit 25 milionë euro dëmshpërblim për mesfushorin që po kërkohet edhe nga skuadrat tjera të mëdha të Evropës dhe pritet të largohet nga ekipi holandez në fund të këtij edicioni.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Te Bayerni, e shohin Gravenberchin si përforcim të duhur për mesfushën dhe po tentojnë që sa më shpejt të sigurojnë shërbimet e tij.

19-vjeçari ka kontratë me Ajaxin deri në vitin e ardhshëm, ndërsa pjesë e ekipit të parë është prej vitit 2019.

Këtë sezon, Gravenberch ka shënuar dy gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 37 ndeshje në të gjitha garat.