Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni nuk gabon përballë Moenchengladbachut

Harry Kane

Bayern Munichu ka vazhduar presionin te lideri i Bundesligës, Bayer Leverkuseni, pas fitores që e shënoi të shtunën.

Bavarezët mposhtën në shtëpi 3:1 skuadrën e Borussia Moenchengladbachut edhe pse ishin në disavantazh në minutën e 35-të kur shënoi Nico Elvedi.

Në fundin e pjesës së parë, shifrat në 1:1 i barazoi Aleksandar Pavloviq.

Harry Kane, 20-të minuta para fundit, i dha epërsinë Bayernit me golin e 24-t të edicionit aktual.

Matthijs de Ligt në minutën e 86-të e vendosi rezultatin përfundimtar.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së 20-të të Bundesligës.

Edhe Nuk gabon Bayerni, fiton ndaj Monchengladbachut Futboll Nuk gabon Bayerni, fiton ndaj Monchengladbachut

Bayern Munichu në vendin e dytë ka 50 pikë, dy më pak se Leverkuseni lider.

Gladbachu mbetet me 21 pikë në pozitën e 13-të.